Viti

Vdiq dhe u varros veterani i arsimit dhe aktivisti i njohur Sylejman Alidema nga Pozharani

 

Është ndare nga jeta pas një sëmundje të gjatë veteran i arsimit, aktivisti i njohur sportiv dhe ish-sekretari i parë i KF Vllznia të Pozharanit Sylejman Alidema, nga Pozharani i Vitisë. I ndjeri ishte i njohur edhe si volejbollist i dalluar por edhe si shahist i klubit të shahut Vllaznia .

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja dhe po ashtu KF. “Vllazënia”, ku Alidema ishte njëri nga themeluesit e klubit që nga viti 1973 dhe ishte pjesë e pandarë e këtij klubi për shumë vite pasi kishte qenë njëri ndër themeluesit e klubit futbollistik që më vonë u bë njëri ndër më të njohurit jo vetëm në vend por edhe më gjerë në fushën e sportit.

Të ndjerit sot në orët e pasdites iu dha lamtumira e fundit nga shumë qytetarë ku me nderime u varros në varrezat e Pozharanit. E në mesin e atyre institucioneve  që vunë kurora lule mbi varrin e të ndjerit ishin edhe ato të KF Vllaznia ku i ndjeri zhvilloi aktivitetin e tij për shumë vite si ne klubin e futbollit, të volejbollit dhe të shahut.

Ndërkohë që telegrame ngushëllimi familjes së të ndjerit i ka dërguar edhe kryetari i komunës Sokol Haliti.E nderuara familje Alidemaj , me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, Sylë Alidemajt, mësuesit dhe ish-udhëheqësit të Klubit “Vllaznia” të Pozharanit, ky lajm ishte lajm i trishtë.

Andaj, në emër të Institucioneve të komunës së Vitisë, si dhe në emër të gjithë qytetarëve, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj”, thuhet ne telegramin e Sokol Halitit.

Aziz Zuka

You Might Also Like