Gjilan

Vdiq profesori e veprimtari Naim Shaqiri

Sot ka ndërruar jetë, Naim Shaqiri, profesor i anglishtes në Shkollën e Mesme Teknike. U nda nga jeta një ndër njerëzit më aktiv të Gjilanit, veprimtar politik e shoqëror që nga mosha rinore, me energji të madhe për të kontribuuar për vendin dhe qytetin e tij.

Iku njeriu që në vete ngërthente optimizëm për një jetë më të mirë për të gjithë, për një vend më të mirë për të gjithë pa dallim. Një njeri me shpirt humanisti, një njeri i drejt dhe parimor, një rotarian me emër. Nuk ndalej asnjëherë për të dhënë më të mirën nga vetja e tij në shërbim të të tjerëve.

Iku njeriu që ishte nismëtar apo edhe në krye të shumë nismave dhe veprimtarive të dobishme për shoqërinë dhe vendin. Na la Naimi një person që e donte jetën, njerëzimin, mësimin/edukimin dhe mjedisin.

Ikja e Namit në botën e përtejme do të lë zbrazëtirë përgjithmonë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e njohën.

You Might Also Like