KRONIKË E ZEZË

Vetura godet traktorin

Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se me 30 qershor 2020, rreth orës 18:10, në fshatin Lubishtë, komuna Viti, ka ndodhur një “Aksident trafiku me lëndime” .

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes besohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi M.K.SH, me veturën, VW Golf, me tabela vendore, dyshohet duke mos respektuar shpejtësinë dhe kushtet e rrugës godet traktorin i cili ka qenë i parkuar, me ç ‘rast vozitësi i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe tre pasagjer që ishin në veturë.

Të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi.

Rasti i referohet PTH.

You Might Also Like