KRONIKË E ZEZË

Vidhet nafta nga punëkryesit e Autstradës Prishtinë – Shkup

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve në Viti përmes rrugëve operative kanë marr një informate se në fshatin Sedovin e Qerkezeve dyshohet se janë dy vetura Kombi që po transportojnë derivate të naftës të cilat dyshohet se janë të vjedhura .

Policët hetues, në oborrin e një shtëpie në këtë fshat kanë parë një veturë Kombi me targa 05 dhe rreth 60 bidonë me derivate të naftës, të cilët sapo ishin shkarkuar nga Kombi me rreth 2000 litra naftë.

Kemi kontaktuar me pronarin e shtëpisë si dhe me një person nga fshati Komogllavë, i cili deklaroi se është pronari i veturës Kombi .

Është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qe sasia e derivateve që gjendej në bidona dhe vetura e dyshuar të sekuestrohen përkohësisht si dhe te dy personat e dyshuar, pronari i mjetit dhe personi, te i cili janë gjetur derivatet të shoqërohen në stacionin policor të Vitisë.

Janë thirrur njësitet e Policisë së Kosovës nga hetimet e stacionit policor të Ferizajt pasi që besohet se sasia e konfiskuar e naftës është vjedhur në rajonin e Ferizajt, më saktësisht nga depot apo automjetet e Kompanive që po punojnë në Autostradën “Prishtinë – Shkup”.

 

You Might Also Like