Sportet me dorë

Vije edhe fitorja e dytë për KV Drita

KV Drita në konkurrencën e meshkujve ia ka dalë që të fitojë edhe tri pikë të reja në Superligën e Kosovës në Volejboll.

Kësaj radhe ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ka fituar në një ndeshje të vështirë ndaj KV As Vushtrria me rezultat 3:1.

Ishte kjo një ndeshje e vështirë për ekipin gjilanas, ngase pikët që bënë diferencën ishin shumë të ngushta.

Mysafirët nga Gjilani fituan setin e parë, të dytë dhe të katërt, derisa vendasit ishin më të mirë vetëm në setin e tretë.

 

KV As Vushtria – KV DRITA 1-3 (21:25, 23:25, 25:22, 23:25).

You Might Also Like