Komunikacion

Viti i Ri me rregulla të reja në trafikun rrugor

Nga data 01/01/2018 fillon zbatimi i disa rregullave të reja në sanksionimin e kundërvajtjeve sipas Ligjit 05/L-088 mbi Rregullat në Trafikun  Rrugorë.Bazuar në këtë Ligj,Ministria e Punëve te Brendshme ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ  Nr.15/2017 për Procedurën e Kundervajtjes në Trafikun Rrugorë.

Zyrtari policor, si përfaqësues i organit kundërvajtës i shkallës së parë, i cili e rregullon dhe e mbikëqyr trafikun rrugor,me fletëparaqitjen për kundërvajtje në trafikun rrugor në vendin e shkaktimit tëkundërvajtjes, është kompetent të veprojë.

       1. Për te gjitha kundervajtjet per  të cilat është paraparë sanksioni i gjobës në shumën e  caktuar(fikse);

       2. Per te gjitha kundervajtjet për të cilat është paraparë sanksioni për personin fizik gjobë deri në pesëqind (500) euro;

       3. Per te gjitha kundervajtjet  për të cilat është paraparë sanksioni për personin juridik gjobë deri në njëmijë (1000) euro;

       4. Per te gjitha kundervajtjet  për të cilat është paraparë shqiptimi i gjobës në vend, duke  përfshirë edhe shqiptimin e pikëve negative dhe masën mbrojtëse për ndalimin e  drejtimit të mjetit me veprim motorik.

       5. Gjobat e parapara mbi 500 Euro gjegjësisht 1000 Euro, shqiptohen – gjobë për Gjykatë dhe nëse në kundërvajtjen e tillë është paraparë masa mbrojtëse ndalim drejtimi I automjetit, I merret patentë shoferi dhe dërzohet me lëndë   në Gjykatë.

6.  Zyrtari policor është kompetent për marrjen e patentë shoferit në vendin e  shqiptimit të gjobës nëse për atë kundërvajtje të shkaktuar parashihet edhe masa mbrojtëse- ndalim I drejtimit të automjetit. Patent shoferi pas 8 ditëve dërgohet në Qendrën për paisje me dokumente.

7.  Për gjobat të cilat nuk janë fikse ( si p.sh. neni 72.2 tejkalimi në vijë të plotë (denimi nga 100 Euro deri ne 300 Euro), sipas udhëzimeve të maruna, duhet filluar nga gjysma e denimit e përpjetë, varësisht nga rrethanat në teren që shifen në rastin e shkaktimit të asaj kundërvajtje dhe rrezikshmërinë e shaktuar, rrethana rënduese.

8.  Gjobat e shqiptuara kanë afat pagese 15 ditë, duke paguar vetëm gjysmën (50%) të shumës së paraparë për atë kundërvajtje- duke mos  përfshirë masën mbrojtëse dhe pikët negative.

9.  E drejta ankesës për palën është 8 ditë duke llogaritë nga dita e nesërme pas marjes së gjobës.

Sipas UA 15/2017 te MPB, Në rast se pala parashtron kundërshtimin ndaj sanksionit kundërvajtës të shqiptuar me fletëparaqitjen për kundërvajtje në trafikun rrugor nga zyrtari policor, si organ kundërvajtës i shkallës së parë, procedura zhvillohet në organin e kundërvajtjes.

       10.Ky UA ka parapare qe Komisioni për vendosje, zhvillon procedurë dhe vendos për kundërvajtje duke përfshirë edhe shqiptimin e pikëve negative dhe masën mbrojtëse për ndalimin e të drejtuarit të mjetit me veprim motorik.

Procedurat e kundërshtimit

       11. Kundërvajtësi mund të parashtrojë kundërshtim me shkrim në afatin prej tetë (8) ditësh nga data kur është shqiptuar gjoba. Kundërshtimi parashtrohet tek Komisioni per vendosje  në cilën do Njësi Rajonale të Trafikut Rrugor ose    Njësinë për Kontroll të Autostradave, pavarësisht vendbanimit të kundërvajtësit apo vendit ku i është shqiptuar fletëparaqitja.

       12. Nëse kundërvajtësi në afatin e paraparë prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nuk e bënë pagesën e gjobës apo nuk parashtron kundërshtim/ankesë në afat prej tetë (8)ditësh, zbatohet përmbarimi i detyrueshëm sipas Ligjit per Proceduren Permbarimore.

      13. Kundërvajtësi, me rastin e dorëzimit të kundërshtimit duhet të bashkëngjisë edhe fletëparaqitjen e marrë nga policia. Kundërshtimi duhet të përmbajë të dhënat themelore të parashtruesit të kundërshtimit, kopjen e letërnjoftimit, kopjen e patentë shoferit, adresën e banimit, numrin e telefonit apo adresën elektronike nëse e ka.

      14. Parashtruesit të kundërshtimit, zyrtari përgjegjës i jep dëshmi/vërtetim për pranimin e kundërshtimit dhe i njëjti evidentohet në bazën e të dhënave.

      15. Me ushtrimin e kundërshtimit, parashtruesi e humbë të drejtën e pagesës të gjysmës (50%) së gjobës së shqiptuar.

Komisioni për vendosje

      16. Kur pala parashtron kundërshtimin ndaj sanksionit kundërvajtës sipas paragrafit 1 të nenit 12 të Udhëzimti Administrativ 15/2017, procedura zhvillohet nga organi kundërvajtjes/komisioni për vendosje, i emëruar nga Policia e Kosovës.

Zhvillimi i procedurës

      17. Komisioni për vendosje nxjerr vendim në afatit prej tridhjetë (30) ditësh, lidhur me kundërshtimin e parashtruar nga kundërvajtësi.

Komisioni për vendosje, sa herë e sheh të arsyeshme, kërkon raport shtesë ose e thirr për dëgjim zyrtarin policor i cili ka shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik,

kundërvajtësin, dëshmitarët relevant për rastin si dhe ekspertë të fushës.

      18. Kundër vendimit përfundimtar për kundërvajtje, të cilin e ka nxjerr organi I kundërvajtjes, pala e pakënaqur mund të paraqet padi për zhvillimin e konfliktit administrativ. Padia paraqitet në aftat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të vendimit për kundërvajtje.

Shpenzimet e procedurës kundërvajtëse

      19. Shpenzimet e procedurës kundërvajtëse I bartë parashtruesi i kundërshtimit, i cili është i obliguar t’i paguajë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e pranimit të vendimit nga komisioni për vendosje.

      20. Gjobat e shqiptuar sipas  këtij Udhëzimi Administrativ duhet të paguhen

tek subjektet e autorizuara për pagesa.

You Might Also Like