Futboll

Vitia – Drita penaltitë vendosën se kush shkon tutje

Befasia e Kupës për pak sa nuk ka ndodhur. Vitia e Drita kanë luajtur baras në kohë të rregullt, kurse biletën për të shkuar e ka fituar Drita, e cila ishte më e saktë nga penaltitë

Koha  e rregullt u mbyll 1-1 dhe vazhdimet nuk prodhuan fitues, kurse ishin të saktë Xhevdet Shabani, Liridon Leci dhe Haxhi Neziraj që kanë realizuar nga penaltia për ta kaluar Dritën në fazën tjetër të garave.

Vitia ka ardhur e para në epërsi në minutën 78, nëpërmjet të golit që e ka shënuar Yll Fejza, kurse tre minuta më pas Drita ka barazuar rezultatin në 1:1.

You Might Also Like