Futboll

Vitia mund Vllazninë në derbin lokal

Vitia ka fituar derbin lokal, ngase në ballafaqim me Vllazninë e Pozharanit ka shënuar fitore me rezultat 2:1. Ndeshja është zhvilluar në Pozharan, kurse ekipi që drejtohet nga kryetrajneri Milaim Zuzaku edhe më tepër ka përforcuar mundësinë që të luaj në barazh, ngase tashti radhitet në pozitën e tretë.

Me këtë humbje, Vllaznia e Pozharanit edhe më tej mbetet në fund të tabelës dhe në pranverë do të ketë punë  të vështirë për të ruajtur statusin e anëtarit të Ligës së Parë të Kosovës.

Ekipi tjetër nga Anamorava, Bashkimi i Koretinit ka pësuar humbje nga Onix Banja me rezultat 3:1 në ndeshjen që e ka luajtur si mysafire.

You Might Also Like