Shëndeti

Vitia nga sot në zonën e gjelbër

Situatë më e qetë sa i përket situatës me COVID-19.si dhe rënja e numrit të të infektuarve me këtë Virus vrastar ka bërë që komuna e Vitisë, më në fund të gjej veten në Zonën e gjelbërt të rrezikshmërisë.

E gjitha kjo duke ju falënderuar së pari qytetarëve për kujdesin e shtuar, pastaj punëtorëve shëndetësorë, për një punë të paloddhëshme dhe të pandalshme dhe profesionale që nga muaji Mars, i këtij viti, kur për herë të parë në këtë komunë dhe në Kosovë u paraqit rasti i parë I infektimit me këtë Virus në fshatin Stubëll të Eperme të kësaj komune.Në rëjnën e numrit të të infektuarve  meritë të konsiderueshme kanë pos qytetarëvë edhe angazhimi dhe puna e  institucioneve komunale, policisë dhe inspektoratit,kështu është shprehur edhe Drejtoresha e QKMF-së në Viti Dr.Vjollca Kadolli  në një status të saj në FB.

Ajo ka shkruar se sot sipas IKSHP-së Vitia ka 3 raste të reja pozitive me COVID -19. E rastet janë nga Tërpeza, Radivojci dhe Skifteraj. Numri total i të sëmurve në Viti është 939. Lajm i mirë është se sot kemi 7 të shëruar.Numri total i të shëruarve êshtê 847.

Numri i rasteve aktive sot është 47.Vazhdojmë edhe më tutje me përgjegjësi kolektive.

-Mos neglizhoni masat parandaluese.

-Mos dilni pa maskë në publik.

-Kështu mbroni veten dhe të tjerët..ka shkruar Dr. Vjollca Kadolli . Aziz Zuka

You Might Also Like