Viti

Vitia përfiton grantin prej 284 mijë eurosh për performancë të mirë gjatë vitit 2019

Për qeverisje të mirë dhe efektive gjatë vitit 2019, komuna e Vitisë është përfitues i grantit prej 284 mijë eurosh. Kjo vije pas publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se ky grant prej 284.000 eurosh, është rezultat i performancës së mirë që ka treguar komuna e Vitisë gjatë vitit 2019, ndërkohë ka falenderuar për vlerësimin Ministrinë e Pushtetit Lokal, Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedinë e Norvegjinë dhe zyrtarët komunal për angazhimin profesional në procesin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale.
Njëkohësisht, ai ka thënë se mjetet e fituara nga ky grant, padyshim që do kthehen në investime kapitale për qytetarët e komunës së Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like