Futboll

Vjen fitorja e shumëpritur

Pas muajve të tëra të agjërimit, për FC Drita ka ardhur fitorja e shumëpritur. Gjilanasit është dashur që të presin që nga muaji gusht që të shënojnë fitoren e dytë në këtë kampionat, me shpresën se kriza u tejkalua dhe tashti do të ketë edhe rezultate të tjera.

Në një ndeshje të dominuar nga FC Drita, Liria e Prizrenit më shumë është mbrojtur dhe këtë e arriti deri në minutën 67, kur mbrojtja e tyre më në fund u mposht. Pas një mori rasteve në pjesën e parë e në një pjesë të dytë më të zbehtë, Drita u desh të bëjë dy zëvendësime dhe kjo dha rezultat. Në minutën 67, Bilgin Maliqi, ka harkuar nga e majta dhe më së miri në brendi u gjet Gilberto Fortunato, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Drita – Liria 1:0 (0:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 1000. GJyqtarë: Kosumi, Musolli, Zeqiri, Maloku. Shënues: Gilberto Fortunato 67’. Kartoni i verdhë: Latifi, Bergonsi, Kuka – Ramadanaj, Berisha,  Haxhaj, Fetahaj.

Drita: Latifi, Baxhuku, Bergonsi (Osmani), Dragusha, Hashani, Berisha (Murati), Kuka, Zeneli, Fortunato, Ramadani, Kryeziu, Maliqi. Trajner: Ismet Munishi.

Liria: Hajrizaj, Gjeraj, Haxhaj, Ramadanaj, Berisha, Korenica, D. Gashi (Memaj), Fetahaj (Rexhaj), Muhamed, Chjibueze, Rr. Gashi (Mustafa). Trajner: Genc Tamniku.

You Might Also Like