Libri

VJESHTA LETRARE E GJILANIT

VJESHTA LETRARE E GJILANIT

Edicioni i nëntë 2018

 

 

Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”, përmes Manifestimit tradicional kulturor “VJESHTA LETRARE E GJILANIT” 2018, nderon 550 vjetorin e kalimit në amshim të kryeheroit shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, me Tryezën letrare :

GJERGJ KASTRIOTI NË POEMËN “SKËNDERBEU” TË BEQIR MUSLIUT DHE MË GJERË

e cila organizohet më 24 nëntor 2018, ora 11 e 45 minuta, në Bibliotekën e Re të Qytetit në Gjilan  dhe ate, në vigjile të Festave të Nëntorit si dhe të 50 vjeotirit të demonstratave të vitit 1968 por, edhe të botimit të vëllimit poetik të Beqir Musliut KUNORË SONETESH, nga revista letrare “Jeta e re”,   që përkonte me 500 vjetorin e po këtij kryeheroi .

Për Temën e Tryezës, referojnë: prof dr. Anton Nikë Berisha ( Prishtinë, prof dr. Rovena Vata (Tiranë ), Prof dr. Nehas Sopaj (Shkup), Ramadan Musliu, Prend Buzhala (Klinë), Nexhat Rexha (Kamenicë) dhe Sherafedin Kadriu (Gjilan).

Ju FTOJMË të bëheni pjesë e kësaj Tryeze dhe të këtij nderimi!

Prania në Tryezë bëhet vetëm përmes Ftesës !

Ju lusim ta vërtetoni paraprakisht praninë e Juaj në Tryezë, shkaku i vendeve  të caktuara !

 

Gjilan, 19 nëntor 2018                                                            Për Ars Clubin “Beqir Musliu”

Sabit Rrustemi

You Might Also Like