Libri

VLERËSOHET KRIJIMTARIA LETRARE E AGIM GJAKOVËS

Nesër në Gjilan, në Bibliotekën e re të qytetit, duke filluar nga ora dymbëdhjetë, në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, organizator i të cilit është Ars Clubi “Beqir Musliu”, do të vlerësohet krijimtaria letrare e shkrimtarit të mirënjohur, Agim Gjakova.

Janë gjithsejt 33 tituj librash në poezi, prozë, dramë e në publicistikë që janë shkruar nga vitet gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar e deri në ditët e sotshme, për të cilat do të flasin dy nga studiuesit më të mirë të letërsisë shqipe, sot, Anton Nikë Berisha dhe behar Gjoka. I pari , si njohës dhe përzgjedhës i poezisë së tij, ndërsa i dyti, vepra e të cilit edhe i paraprin kompletit të veprave të këtij shkrimtari, do përqëndrohet rreth prozës dhe shkrimeve publicistike të kësaj pene të shquar shqipe.

Një vrojtim rreth pranisë së Kosovës në poezinë e Agim Gjakovës, do ta paraqes edhe studiuesja e re, Kosovare Krasniqi. Po, njëkohësisht edhe do të deklamohen poezi nga krijimtaria e bujshme e këtij shkrimtari, krijimtaria e të cilit në focus ka fatin e njeriut të këtij nënqielli dhe të vetë Kosovës

You Might Also Like