Futboll

Vllaznia angazhon reprezentuesin e Shqipërisë

Klubi i Futbollit Vllaznia nga Pozharani nuk ka të ndalur. Pas goditjeve të mëdha që ka bërë sivjet duke sjellë shumë futbollistë, ekipi pozharanas që sivjet do të drejtohet nga trajneri Bekim Isufi në radhët e veta ka sjellë edhe një futbollist cilësor.

Arbër Basha, futbollist nga Shqipëria, i cili është reprezentues i Shqipërisë për grupmoshat U-21 është emri më i ri i ekipit pozharanas.

You Might Also Like