Futboll

Vllaznia e pandalshme

Në garën për inkuadrim në rang më të lartë të garave, Vllaznia e Pozharanit ka shënuar një fitore me mund, por tejet të vlefshme me rezultat 2:0 me golat e shënuar nga Ardian Mustafa dhe Mensur Livoreka.

Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi tash e sa kohë nuk di për humbje dhe kjo ka bërë që ekipi pozharanas të mëtojë jo vetëm barazhin, por edhe inkuadrimin e drejtpërdrejtë në Supërligën e Kosovës në Futboll, gjë të cilën mund t’a bëjnë dy ekipet që renditen në dy vendet e para, derisa vendi i tretë dhe i katërt duhet të luajnë ndeshjen e barazhit.

You Might Also Like