Futboll

Vllaznia e Pozharanit të gjitha shpresat për suksese i mban te këmbëshpejti Mensur Livoreka

Tani kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në startin e sezonit pranveror në Ligën e Parë të Futbollit të Kosovës, skuadra pozharanase ka instensifikuar përgatitjet për të qenë sa më të përgatitur për vazhdimin e kampionatit, ku i mbanë shpresat se do të kenë suksese duke u kyçur në rang më të lartë në Supërligën e Kosovës. Krahas përgatitjeve intensive skuadra e Vllaznisë po zhvillon edhe ndeshjet miqësore, ku po i sprovon forcat me skuadrat e Ligës së Parë dhe të supërliges. Ajo çka vlen të theksohet se në këto ndeshje formë të mirë është duke treguar veçmas Mensur Livoreka këmbëshpejtë, i cli me depërtimet e tija karakteristike nga ana e djathte po asiston në finalizimin e aksioneve me gola jo vetëm ai si golashënues por edhe duke asistuar tek sulmuesit e skuadrës. Mensur Livoreka tashmë sipas asaj çka ka treguar dhe po tregon tash e tre sezone në skuadrën e Vllaznisë prej nga erdhi nga KF Lepenci, është bërë promotor i Vllaznisë, duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje që pozharanasit zhvillojnë. Ai në Vllazni erdhi së bashku edhe me bashkëlojtarin e tij nga skuadra e Lepencit dhe që të dy tashmë janë bërë pjesë e pandashme e Vllaznisë. Livoreka, i cili në çdo ndeshje tregon formë të mirë pati oferta në afatin kalimtar të dimrit, por ja që i mbeti besnik Vllaznisë së Pozharanit .Livoreka për Kryelajm shprehet se edhe pse pati oferta të mira nga disa klube mbeta në Vllazni sepse këtu gjeta një pritje të mrekullueshme. Mbeta në një mjedis me traditë të gjatë të futbollit mbi 44 vjeçare dhe për asnjë moment nuk jam penduar.

livoreka1

”Livo” siç e quajnë tashmë fansat e Vllaznisë është tepër i kënaqur me kushtet që kanë në Vllazni dhe për këtë ai falënderon edhe kryesinë e Vllaznisë, trajnerin Sallah Sherifin dhe Elmaz Halimin, por edhe simpatizuesit e kësaj skuadre.”Mensur Livoreka është përforcim shume i madh i skuadrës sonë shprehet Agon Pira, drejtor i klubit të Vllaznisë. Ai së bashku me Ejup Bruton si dhe përforcimet që kemi bërë këtë afat kalimtar besoj se do të arsyetojnë vendimin që të mbeten besnik skuadrës sonë në luftë për njërën nga katër vendet e parë në Ligën e parë të Kosovës për të luftuar për t’u kyçur në Supërligë të Kosovës “, shprehet Agon Pira.

You Might Also Like