Futboll

Vllaznia e Pozhoranit merr lojtar nga Superliga e Maqedonisë

Vllaznia e Pozharanit po dëshmon se synon inkuadrimin në Superligën e Kosovës. Ekipi pozharanas ka sjellë edhe një befasi të radhës, kësaj radhe duke marrë një lojtar nga Superliga e Maqedonisë.

Leonard Kalaba e la Metalurgun e Shkupit për t’iu bashkëngjitur ekipit të Vllaznisë. Me përforcimet e bëra Vllaznia tenton të zë një nga katër pozitat e para, që mundësojnë inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar. Kryetrajneri Sallah Sherifi, i ka nisur ushtrimet këtë të premte dhe në ekipin verdh e kuq janë kthyer edhe disa lojtarë nga lëndimet.

You Might Also Like