Futboll

Vllaznia e Vitia para sfidave të reja

Dy ekipet nga Komuna e Vitisë, Vllaznia dhe Vitia do të kenë detyrë të vështirë këtë mesjavë, ngase do të përballen me ekipe të njohura të futbollit kosovar Vllaznimin, gjegjësisht Flamurtarin.

Vllaznia, që ka pasur disa rezultate të mira, pritet që në fushë të vet edhe kësaj radhe t’i arkëtojë tri pikë, por përballë do të ketë një ekip shumë të mirë, ngase do të përballet me Vllaznimin e Gjakovës. Para kësaj ndeshje, një gjë dihet, se dueli që zhvillohet të mërkurën në Stadiumin “Ibrahim Kurteshi” do të jetë shumë interesant. Vllaznia që është e katërta në tabelë, me katër fitore, një barazim e dy humbje do të përballet me Vllaznimin, që deri më tashti ka arritur katër fitore, dy barazime e një humbje dhe që të dy ekipet kanë të njëjtin synim, atë të inkuadrimit në Superligë.

Vitia, që sivjet ka një paraqitje të shkëlqyeshme do të ketë punë të vështirë, ngase në fushë të vet e pret Flamurtarin e Prishtinës. Vitia, që është e pesta në tabelë, me tri fitore, po aq barazime dhe një humbje, do të përballet me të shtatin në tabelë, Flamurtarin, që ka arritur tri fitore, dy barazime dhe dy humbje.

You Might Also Like