Futboll

Vllaznia eliminon Dardanën nga Kupa e Kosovës

Formën e mirë në kampionat, Vllaznia e Pozharanit e ka treguar edhe në garat për kupë. Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi ka eliminuar ekipin e Dardanës dhe do të shkojë një xhiro më tutje.

Vitia ka fituar me dy gola që i ka shënuar Elbasan Isufi dhe një që e ka shënuar Premton Muja, derisa ekipi i Dardanës ia doli të shënojë vetëm një herë në portën e Vllaznisë, andaj rezultati ishte 3:1.

You Might Also Like