Futboll

Vllaznia fiton bindshëm në miqësore

Vllaznia nga Pozharani ka fituar bindshëm në një ndeshje miqësore që e ka zhvilluar ndaj ekipit të Dardanës. Pozharanasit ishin më të mirë dhe kanë ngadhënjyer me rezultat të thellë 4:1. Golashënues për ekipin e Vllaznisë ishin Muja, Shabani, Kallaba dhe Shurdhani.

Këtë dimër, ekipi i Vllaznisë është përforcuar si në fondin e lojtarëve ashtu edhe në kryesi të klubit, andaj me të drejtë pritet që të jetë  një ndër mëtuesit për rang më të lartë të garave.

You Might Also Like