Futboll

Vllaznia fiton në miqësore

Vllaznia e Pozharanit, ende pa nisur zyrtarisht pjesa pranverore e kampionatit, ka bërë me dije se është një ndër kandidatët për rang më të lartë të garave. Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi, në një miqësore të luajtur këtë të hënë në fushë të vet, ka mposhtur ekipin e 2 Korrikut nga Prishtina me rezultat 3:1.

Golat për ekipin e Vllaznisë i kanë shënuar Arlind Hoxha, që realizoi dy herë dhe Premton Muja, i cili realizoi një herë.

You Might Also Like