Futboll

Vllaznia mëson kundërshtarin për ndeshjen e barazhit

Vllaznia e Pozharanit do të luaj ndeshjen historike të barazhit, nëpërmjet të cilës mëton që të ngjitet në rang më të lartë të garave.

Ekipi i Sallah Sherifit, qysh më herët kishte siguruar pozitën e tretë në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll, andaj po priste kundërshtarin nga Superliga dhe doli që në pozitën e dhjetë është radhitur Ferizaj, andaj ballafaqimi i pozharanasëve do të jetë pikërisht me ekipin e Ferizajt.

Vllaznia ka rastin historik që të fitojë këtë ndeshje dhe që për herë të parë në histori të klubit të prek Superligën, kurse megjithëse ekipi kundërshtar është tejet i fortë, në ndeshjen e futbollit gjithçka është e mundur.

Ndeshja e barazhit do të zhvillohet në terren neutral. Do të ketë vetëm një ndeshje, kurse në rast që ndeshja përfundon baraz, atëherë do të luhet dy herë nga 15 minuta e në rast se edhe atëherë nuk do të ketë fitues do të ekzekutohen penaltitë për të përcaktuar fituesin.

You Might Also Like