Futboll

Vllaznia paralajmëron një përforcim nga Nigeria

Klubi i Futbollit Vllaznia nga Pozharani ka paralajmëruar se shumë shpejt në radhët e saja do të sjell një futbollist nga Nigeria. Sipas zyrtarëve të këtij klubi bëhet fjalë për një lojtar që luan për seleksionin U-19 të Nigerisë.

Në një postim në faqen zyrtare të KF Vllaznia është thënë:

“I dashur trajner , të dashur lojtarë të KF “Vllaznia “, ju falënderojmë në emër të Bordit për kontributin e juaj të çmuar në drejtim të avancimit drejt kreut të tabelës dhe realizimit të synimeve tona drejt Superligës. Një falënderim deri në përulje për publikun tonë të dashur që na ka mbështetur në vazhdimësi . Stafit u urojmë një pushim të merituar , ndërsa Bordi nuk ka për pushim, ne së shpejti do ta finalizojmë një supertransfer të një sulmuesi nga Nigeria, anëtarë i reprezentacionit U-19”, është thënë në njoftim.

You Might Also Like