Futboll

Vllaznia sjell dy afrikanë dhe një shqiptar

Klubi i Futbollit Vllaznia nga Pozharani, anëtar i ri i Superligës së Kosovës në Futboll, pos përforcimeve vendore dhe nga Maqedonia, në radhët e veta ka sjellë edhe tre futbollistë afrikanë, me të  cilët mëton që të ketë paraqitje sa më të mira në edicionin e ri e që është historik për këtë klub.

Ekipit të Sallah Sherifit, që grumbullimin e parë dop t’a kenë këtë të hënë, pritet t’i bashkëngjiten edhe lojtarët Engobo Iyenze, Yanne Mavoungou dhe  Aldon Iseni . Se cila është vlera e tyre do të shihet gjatë fazës përgatitore e KF Vllaznia e ka marrë punën seriozisht, ngase dihet mirëfilli se Superliga e Kosovës ka shumë më tepër cilësi.

 

You Might Also Like