Futboll

Vllaznia u mposht në fushë të vet

Vllaznia e Pozharanit është mposhtur në fushë të vet 0:1 në ndeshjen e luajtur këtë të mërkurë kundër Lepencit të Kaçanikut. Ndeshja ka qenë në kuadër të fazës përgatitore dhe është luajtur në Stadiumin Hamdi Kurteshi në Pozharan.

Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi sivjet është përforcuar me shumë lojtarë dhe sivjet për qëllim e ka inkuadrimin në rang më të lartë garash. Ekipi gjelbër e kuq nga Pozharani deri më tashti ka zhvilluar disa ndeshje kontrolluese dhe ka treguar formë të mirë.

You Might Also Like