Futboll

Vllaznisë i largohet një lojtar

Vllaznia e Pozharanit këtë verë pati arritjen historike duke u bërë për herë të parë anëtare e Superligës së Kosovës në futboll, meritë kjo e kryesisë, shtabit teknik, lojtarëve e tifozëve. Pjesë e këtij suksesi pa dyshim se ishte edhe lojtari këmbëshpejtë Mensur Livoreka, i cili së fundi ka ndarë rrugët me Vllazninë dhe karrierën do t’a vazhdojë diku tjetër.

Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet faqes së tij në facebook. Ai ka falënderuar klubin e deridjeshëm, sikurse edhe tifozët “Tigrat” dhe u ka uruar suksese në kampionatin që është në prag, duke bërë me dije se tash e tutje nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë së Pozharanit.

Ndryshe, klubi kuq e gjelbër nga Pozharani, ka bërë shumë përforcime këtë verë, duke sjellë edhe lojtarë nga jashtë vendi. Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi, tashmë i ka nisur përgatitjet.

You Might Also Like