Sportet me dorë

Volejboll: Drita – Kastrioti, rezultat befasues

Duket se Klubi i Volejbollit Drita, kampion i shumfishtë i Kosovës dhe fituese e Kupave e Superkupava, nuk është më ekipi i dikurshëm. Tashti, me një përbërje dukshëm më të re, ekipi i Dritës do t’a ketë më të vështirë në arritjen e rezultateve kulminante.

Largimi i Venera Kadriut për në SHBA, i Lorina Mehmetit në Kanada dhe mungesa e Ronita Lekës, ka lënë gjurmë. Kjo më së miri është vërejtur në mbrëmjen e të shtunës, kur u përballën Drita dhe Kastrioti  i Ferizajt, ndeshjen të cilën e fituan mysafiret me rezultat të pastër 3:0.

Se mysafiret do të ngadhënjejnë bindshëm, u dëshmua që në setin e parë kur vendaset u kufizuan në 13 pikë. Në setin e dytë Dritën e ndau një pikë nga fitimi i setit, por disa gabime sidomos në shërbime u kushtuan vendasve, andaj ferizajaset edhe këtë set e fituan me rezultat 24:26.

Interesant ishte edhe seti i fundit, por vetëm në fund, kur Drita që gjatë tërë këtij seti ishte në dizavantazh, në fund të tij u afrua deri në 22:24, por pa mundur të bëjë më shumë, andaj mysafiret të prira nga Vildane Jashari e Nazmije Ibrahimi me plot meritë shënuan fitore.

You Might Also Like