Sportet me dorë

Volejbollistet e Dritës njoftohen me humbjen

Drita është njoftuar me humbjen në këtë përfundimtare të kampionatit në volejboll, ngase në ballafaqim me Skenderajn, në ndeshjen e luiajtur në këtë qytet të Drenicës ka pësuar humbje me rezultat 3:1.

Volejbollistet e Dritës e kanë nisur ndeshjen me një nervozizëm të tepruar, gjë ë cila ka ndikuar në disa vendime të çuditshme të gjyqtarit, gjë për të cilën ka reaguar edhe kryetrajneri Lorik Iliazi. Seti I parë është përmbyllur me rezultat 25 me 21 për vendaset. Me të njëjtin ritëm është luajtur edhe në setin e dytë, të cilin sërish e fituan vendaset me rezultat 25:22.

Drita pati një paraqitje më të mirë në setin e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 18 me 25 dhe u mendua se do të bëjë rikthimin sikurse me Kastriotin, por një gjë e tillë nuk ndodhi, ngase në setin e fundit bënë gabime të mëdha. Pikët që I fitonin me shumë mund, rëndom I humbnin me shërbime shumë të plogështa, të cilat rëndom përfundonin në rrjetë, andaj seti I fundit ishte më bindësi për vendaset, duke I lënë gjilanaset duarthatë. Tashti në përfundimtare nuk ka ekip pa humbje dhe gara është shumë e ngushtë për dy vendet e para, për të cilat luftojnë katër ekipe.

You Might Also Like