OPINION

VOTA PËR ALI AHMETIN ËSHTË VOTA PËR THEMELUESIN E UÇK NË KOSOVË, PËR THEMELUESIN E UÇPMB NË LUGINË TË PRESHEVËS DHE PËR THEMELUESIN E UÇK NË MAQEDONI

Ismet Sylejmani

Më 15 korrik 2020 populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut ashtu si edhe e tërë Maqedonia, i drejtohet kutive të votimit.

Kujt duhet të ia japë votën, votuesi shqiptar në Maqedoninë e Veriut më 15 Korrik 2020?

Vota shqiptare duhet të shkojë për atë që ka dhënë kontribut të madh për ta bërë shqiptarin zot të fateve të veta në shtëpinë e tij në tokën shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

Vota për Ali Ahmetin është votë për shqiptarin që ia ktheu dinjitetin popullit shqiptar në Maqedoni!

Vota per Ali Ahmetin është votë për shqiptarin që e nisi rrugën e nderimit dhe respektit të shqiptarit në shtetin kur Maqedonia nuk ishte e Veriut, dhe tash edhe më shumë kur Maqedonia është e Veriut!

Vota për Ali Ahmetin është vota për Maqedoninë me shqiptar të barabartë me maqedonët dhe të tjerët në pushtet e në shtet!

Kush e ka vendosur me ia dhënë votën Ali Ahmetit nderon gjyshin dhe stërgjyshin atdhetar e patriot, nderon gjyshen dhe stërgjyshen që ka vuajtur e hequr të zitë e ullirit nën thundrrën e pushtetit të zi e antishqiptar maqedon mbi popullin shqiptar!

Shqiptarët duhet të ia japin votën Ali Ahmetit dhe BDI,sepse edhe Ali Ahmeti edhe BDI, janë të UÇK-së, dhe se këta e kanë përmbysur hegjemonizmin maqedon, që është munduar të ia hajë kokën çdo shqiptari që ka përkrahur dhe mbështetur për zgjidhje çështjen shqiptare!

 

 

Kush ka vendosur me ia dhënë votën Ali Ahmetit nderon të kaluarën shqiptare, kur në Maqedoni me folë shqip në rrugë ishte patriotizëm e atdhedashuri, nderkaq sot në Maqedoni nuk flitet për të folur e shkruar shqip, sepse në këtë shtet me ligj flitet e shkruhet shqip, por vota kërkohet të fitojet e drejta, që drejtohet e të qeveriset Maqedonia e Veriut shqip!

Me ardhjen në jeten politike në Maqedoninë e Veriut të udhëheqësit të madh të popullit shqiptar Ali Ahmeti, në këtë shtet nisin zhvillime të reja, të cilat në radhë të parë ndryshojnë me rrënjë pozitën e popullit shqiptar por edhe Maqedonia bëhet shtet me stabilitet të madh në regjion, Ballkan dhe në arenën ndërkombëtare!

Kush nuk është me Ali Ahmetin dhe me partinë e Tij BDI, ia bën një shërbim të madh kriminelëve e gjakpirësve serb e maqedon, atyre të kohës së luftës dhe gjenocidit kundër popullit shqiptar në ish-jugosllavi dhe Maqedonisë e Serbisë antishqiptare!

Vota shqip e për super interes kombëtar dhe ngritje të nivelit përfaqësues shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është dhe duhet të jetë vota për Ali Ahmetin, se Ali Ahmeti dhe BDI në Maqedoni kanë berë Shqipni, se aty valon i lirë flamuri kuq e zi!

Brezat që do te vijnë duhet ta mbajnë shenim historik!

Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut e ka bërë Shqiperinë, se në Maqedoni valon flamuri kuq e zi, kësaj i thonë dashuri për Atdhe, për Komb e për zot, per toke e per dhe!

Prishtinë, 12.07.2020!

 

You Might Also Like