Zgjedhjet 2021

Vota për ndryshim e 17 tetorit, i paraprinë punëve të mira

Sot, vizituam Shërbimin e Zjarrfikësve në Gjilan. Ata tash e sa kohë kanë mungesë të stafit, si dhe ka pabarazi në paga mes stafit aktual për punët e njejta që bëjnë. Mungesa e kamionëve, si dhe funksionaliteti i dobët i atyre që posedojnë, janë shqetësim për ta.
Kryetari Alban Hyseni bashkë me kandidatët për asamble Bejtullah Osmani, Doruntina Hasani e Arianit Sadiku, u zotuan se me udhëheqjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunë, këto probleme do të zgjidhen brenda mandatit të parë. Në mënyrë sistematike do të punojmë bashkë, me qëllim të vetëm, përmirësimin e kushteve të tyre.
Sepse vota për ndryshim e 17 tetorit, i paraprinë punëve të mira!

You Might Also Like