KRONIKË E ZEZË

Vrasje e rendë në Letnicë të Vitisë


Me date datën 29.08.2017 në ora 10:15 nga QKFM në Viti policia ka marrë informatën se viktima  femër ka kërkuar ndihme mjekësore, pasi mjeket kanë dyshuar, e kanë lajmëruar edhe policinë. Sipas mjekeve viktima ka pasur nje lindje   dhe nuk dihet ku  është  fëmija.   Njësia policore dhe njësia e hetimeve të S.P. Viti iu kanë përgjigjur rastit, dhe se bashku me ambulancën kane shkuar në fsh. Letnice , dhe në përroin e fshatit të mbështjellur me  batanije kanë  gjetur  të porsalindurën – fëmijën e gjinisë femër pa shenja jete. Këtë e kanë konstatuar mjeku i QKMF nga Vitia ne vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe hetimet Regjionale nga Gjilani se bashku me prokurorin e krimeve të rënda   ku me urdhrin e prokurorit fëmija është marre nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe dërgohet ne Autopsi. Ndërsa viktima gjendet ne Spitalin Regjional ne Gjilan.

Në  bazë intervistave që janë zhvilluar deri me tani me palët në proces, dyshohet  se foshnjën e njëjtë ta ketë privuar nga jeta-vrarë babai i saj Xh.K, prandaj pas intervistës në cilësinë e të dyshuarit i njëjtit i nga prokurori i shtetit i është lëshuar Aktvendimi mbi Ndalim edhe atë për 48-orë.

You Might Also Like