Gjilan

VV hap shtab zgjedhor të pikës në Përlepnicë

Dje në mbrëmje në Përlepnicë, në njërin nga fshatrat më të mëdha të komunës së Gjilanit, u hap Zyra e Shtabit të Pikës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kjo tregon për zellin e madh të Kryetarit të Pikës, anëtarëve të Kryesisë si dhe aktivistëve e anëtarëve e qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Me këtë rast, në hapjen e Zyrës së Shtabit të Pikës të pranishëm ishin: Kryetari i Qendrës Nevzad Isufi, shefi i sapo zgjedhur i Shtabit të Qendrës z. Ali Arifi, anëtarë të Kryesisë së Qendrës dhe 3 kandidatët për deputet: Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Arijeta Rexhepi dhe Alban Hyseni, të cilët, ishin të mirënjohur e të mirëpritur për Pikën dhe aktivistët. Ata folën dhe u përgjigjen në interesimet e të pranishmëve. Munguan kandidatët: Hydajet Hyseni dhe Luan Aliu.
Nga të pranishmit u diskutua dhe rreth detyrave të reja të Shtabit të Pikës, bashkëpunimin me Shtabin e Qendrës dhe formës së mobilizimit dhe realizimit të objektivave që qojnë drejt fitores së thellë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 14 shkurtit.

You Might Also Like