Libri

VV kërkon të organizohet Panairi i Librit në Gjilan

Panairi i Librit është një aktivitet kulturor që në Gjilan është organizuar nga viti 1972, pra, edhe në rrethana të okupimit. Sot, fatkeqësisht nuk i rezistoi rrethanave dhe degradimit shumë dimensional të pasluftës, e sidomos të viteve të fundit.

Që nga prezentimi i planit të punës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në vazhdimësi kemi insistuar që ky Panair të futet në kalendarin e aktiviteteve të drejtorisë. Në mbledhjen e fundit nga drejtuesi i KKRS- së na eshtë kërkuar që të dorzojmë kërkesë në formë të shkruar.

Andaj, sot, Arbenita Haziri dhe Ilir Hoti, në cilësinë e anëtarëve të Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzuan pranë administratës së Kuvendit Komunal në Gjilan, kërkesën për organizim të Panairit në fjalë.

Kërkojmë nga anëtarët e KKRS-së, që të mbështesin këtë kërkesë dhe të nxjerrin rekomandimin e nevojshëm, që obligon Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të organizojë Panairin e Librit në Gjilan.

You Might Also Like