Futboll

Xherdan Shaqiri, 100 ndeshje në Premierligë

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një periudhë mjaft të mirë te Liverpooli, ndërsa së fundi ka treguar një të dhënë interesante për aventurën e tij në futbollin anglez.

Ai ka zhvilluar 100 ndeshje në Premierligë, me Stoke Cityn dhe Liverpoolin, duke festuar një arritje të veçantë. Futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane u aktivizua 20 minuta në ndeshjen ndaj Manchester Cityt të enjten a në pjesën e dytë duke arritur shifrën e 100 ndeshjeve.

Këtë arritje Shaqiri e ndau ne Intagram.“100 ndeshje në Premierligë. Krenar që e arrita këtë numër të ndeshjeve”, shkroi Shaqiri në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Instagram.

You Might Also Like