Futboll

Yll Ibrahimi, lojtar që po shkëlqen

Një javë më parë ai ishte lojtari që kishte vendosur kryendeshjen e juniorëve ndërmjet Dritës e Gjilanit, ngase goli i tij doli të jetë vendimtar për të bërë edhe më të paqartë luftën për titull në kategorinë e juniorëve.

Yll Ibrahimi në vazhdim është duke treguar lojëra të mira në këtë stinor dhe sigurt po marshon drejt ekipit të parë të FC Drita.

Ai ende nuk ka mbushur 18 vite, kurse që tashti premton një të ardhme të ndritur. E kishte nisur karrierën si sulmues para dhjetë viteve, kurse që prej se juniorët e Dritës janë nën urdhrat e trajnerit Genc Sermaxhaj, Ylli tashti po luan në rolin e mbrojtësit të majtë, duke dëshmuar se është i aftë të luaj në pozita të ndryshme. Ai tashmë është autor i dy golave.

“Karrierën e kam filluar si sulmues por trajneri tani ka vendosur që roli im i ri të jetë mbrojtës i majtë dhe jam i kënaqur me këtë rol po ashtu edhe trajneri im”, ka theksuar Yll Ibrahimi, i cili  në ndeshjen derbi lokal në mes Dritës e Gjilanit, Ibrahimi ishte golashënues i vetëm i kësaj ndeshje duke i dhuruar skuadrës tri pikë tejet të vlefshme për titull të kampionit.

“Jemi një skuadër shumë e mirë dhe e njohim njeri tjetrin, ne po japim më të mirën tonë po ashtu edhe trajneri Sërmaxhaj ka komponuar një skuadër,  e cila po na bën të japim edhe atomin e fundit të energjisë. Personalisht jam i kënaqur me golin në këtë derbi dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm shpresoj se në fund do të triumfojmë me titull të kampionit”, thekson Yll Ibrahimi.

Ky talent i madh i futbollit, ëndërr e ka që të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat e reja, andaj shpreson se shumë shpejt do të ketë edhe një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U19, ku sigurisht se do të tregojë cilësitë e tija të pamohueshme.

You Might Also Like