Sportet me dorë

Yll Sllamniku, hendbollisti që po vjen furishëm

Gjilani gjithmonë ka qenë vatër e hendbollistëve cilësorë  që kanë bërë nam në hendbollin kosovar. Sa e sa hendbollistë dolën nga ky qytet, që veshën petkun e shumë skuadrave me famë botërore, ndërkohë që tradita po vazhdon edhe tashti, me hendbollistë të rinj, që pretendojnë sukseset e paraardhësve të tyre.

 

Rrugës së këtyre hendbollistëve me nam të hendbollit gjilanas, me hapa të sigurt është duke shkuar edhe talenti i madh dhe ardhmëria e hendbollit të Kosovës, Yll Sllamniku, i cili edhe pse i ri për nga mosha është bërë një hendbollist i cili shumë shpejt do t’i prek majat e hendbollit.

 

16-të vjeqari, Sllamniku, i cili është pjesë e kadetëve të KH Drita, në këtë stinor ka shkëlqyer nga 17 ndeshje të zhvilluara ka shënuar hiq më pak se 149 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë në Kosovë në kategorinë e Kadetëve.

“Lojën e hendbollit e dua shumë, krahas mësimeve ky sport më qetëson dhe e ndiej vetën tepër mirë, unë asnjiherë nuk kam pasur mëtim të jem golashënuesi i parë, por ja që së bashku me bashkëlojtarët e mijë ia kemi arritur qëllimin dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe gjithë këtë arritje ia dedikoj së pari familjes sime dhe bashkëlojtarëve të cilët jemi si një familje e madhe”, shprehet me modesti Sllamniku.

 

Yll Sllamniku, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë e kohë pas kohe edhe në qendër si organizator i “bardh e kaltërve” të Dritës, të lenë një përshtypje të një hendbollisti me përvojë të madhe, ai këtë e shfrytëzon me mjaft mençuri pasi që gjatësia e tij 185 cm bën që gjuajtjet e tija të jenë tejet precize.

 

Talenti Sllamniku edhe në vitin e kaluar në kategorinë e Pionierëve ishte i pa konkurrencë ne hendbollin e Kosovës, po ashtu ishte golashënuesi më i mirë.

 

Me të gjitha këto të arritura edhe pse 16 vjeçar vetëm një herë ishte në një kamp hendbollistik me Përfaqësuesen e Kosovës, çka është për t’u befasuar.

“Shpresoj dhe do të isha shumë krenar që më në fund ta veshi fanellën e Kosovës, ndërsa si në klubin e Dritës një ashtu edhe në Përfaqësuesen e Kosovës janë disa talent të mëdhenj çka shpresoj dhe jam i bindur se ne do të jemi ardhmëria e hendbollit të Dritës e Kosovës”, porosit Sllamniku.

 

Talentet dhe sportistët e mëdhenj gjithmonë duhet përkrahur, pasi ata përpos që përfaqësojnë qytetin e klubin e tyre ata prezantojnë edhe shtetin e tyre në arenën ndërkombëtare andaj duhet përkrahur këta sportist se janë ardhmëri e shtetit të Kosovës.

 

 

You Might Also Like