KRONIKË E ZEZË

Zbulohën dhe arrestohën hajnat që vodhën në disa lokalitetete komunës së Vitisë

Këto ditë pas një pune instensive që rezultoai më ukses të plotë , Njësia e hetimeve e Stacionit Policorë në Viti, ka arritë që të zbuloj dhe identifikoj katër hajna të cilët kanë kryer vepra të hajnisë së rëndë në rajonin e kësaj komune. Sipas burimeve tona nga policia pas një punë kolosale në zbulimin e grupit të hajnave që vepronin në regjionin e Anamoravës dhe më gjerë, ësshtë arritë që të kapët grupi I ktyre hajnave. Policia ka arritur të gjunjëzoj një grup të hajnave që vepronin në bashkëpunim të ngushtë në rastet e fundit të vjedhjeve. Pas një pune operative të mirëorganizuar nga Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policorë në Viti dhe në bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe disa provave materiale, më datë 14 dhjetor rreth orës 15:00 është arrestuar fillimihst i dyshuari mashkull shqiptar nga komuna e Vitisë përkatësisht nga Vitia, , i mitur, i cili gjatë intervisitimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se ka kryer 5 veprat penale të vjedhjeve në komunën e Vitisë. Por suksesi i Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policorë në Viti nuk ndalet me kaq, me datë 15 dhjetor në ora 10:30 kanë arritur të arrestojnë tre të dyshuar të tjerë meshkuj shqiptar, të cilët në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të vjedhjeve në territorin e komunës së Vitisë dhe më gjerë.Njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orëve, kurse të dyshuarit të dytë e njëjta masë prej 48 orëve, kurse njëri nga tashmë është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që I është shqiptuar paaraburgimi prej një muaji. Gjithashtu e njëjta Njësi ka arritur të zbuloj 7 raste të vjedhjeve në komunën e Vitisë dhe disa të tjera në komunën e Gjilanit, ku dyshohet edhe për rastin e plaçkitjes së dy marketeve në pozharan dhe në fshatin Zhegër. Aziz Zuka

You Might Also Like