ARSIMI

Zenun Pajaziti, nderoi me mirënjohje një grup veteranësh të arsimit gjilanas

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i degës zZenun Pajaziti priti në një takim rasti një grup veteranësh të arsimit gjilanas, me ç’rast, përmes këtyre, I uroi dhe I falënderoi njëkohësisht, të gjithë veteranët e arsimit për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e brezave.

“Përmes këtij edukimi, mësuesit tanë, një jetë të tërë e dhuruan për gjeneratat e reja. Prandaj, edhe duke qenë frymëzues nga ju, nga puna e juaj vetëmohuese, ne sot kemi detyrim ndaj jush, për mirëqenien e juaj, për një jetë më me dinjitet”, tha me këtë rast, z. Pajaziti.

Ndërkaq, të pranishmit shprehën falënderimin dhe mirënjohjen e tyre. “Nga respekti I PDK-së, në e kemi pa të arsyeshme ta japim kontributin tonë këtu”, u shpreh zonja Makfire Osmane. E, profesori Mehmetali Rexhepi, veçoi periudhën e rëndë të mbijetesës së popullit shqiptarë përmes arsimit shqip, periudhë hamletiane, siç e quajti ai, “të jesh apo të mos jesh”.

Në fund të takimit, në shenjë falënderimi, kryetari Zenun Pajaziti, I nderoi këta veteranë me mirënjohje për meritat e tyre në arsimin gjilanas.

You Might Also Like