Viti

Zëvendëskryetari i Vitisë, Hasan Alia  priti në takim ekipën ndërlidhëse të KFOR-it amerikan

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Alia, ka pritur në një takim një ekip të ndërlidhjës të  KFOR-it amerikan, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë.

Theks i veçantë u vu në  projektet që janë në realizim e sipër dhe ato që parashihen të fillojnë gjatë këtij viti.

Përfaqësuesit e KFOR-it, u interesuan të dinë gjithashtu edhe për projektin e përbashkët të komunës së Vitisë me CDI-në, që parasheh rehabilitimin e ujësjellësit në disa fshatra të kësaj komune. Aziz Zuka

You Might Also Like