Gjilan

Zëvendësministri Izmi Zeka vizitoi Drejtorinë Rajonale të Policisë

Zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme,  Izmi Zeka vizitoi Drejtorinë Rajonale të Policisë. Ai është pritur nga nënkoloneli Shaban Azizi, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale në Gjilan i cili ka njoftuar Zekën në lidhje me gjendjen e sigurisë në Rajon dhe për punën që po e bënë policia për ofrim të një ambienti të sigurt dhe për jetë e punë të të gjithë qytetarëve. U përmendën rezultatet e punës dhe sfidat me të cilat ballafaqohet policia gjatë kryerjes së punëve të përditshme.

Zëvendësministri Izmi Zeka, ka inkurajuar stafin Rajonal të policisë theks i veçantë i është kushtuar luftimit të narkotikëve, vjedhjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor.

Nënkoloneli Azizi, ka kërkuar përkrahje më të madhe për MPB-në dhe për krijimin e kushteve më të mira për punë dhe për mbështetje më të madhe logjistike në vetura në pajisje të tjera të domosdoshme për punë.

You Might Also Like