Futboll

Zëvendësuesit sollën fitoren

Drita ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, kësaj radhe duke e mundur Lirinë e Prizrenit, me rezultat 2:0.

Pjesëloja e parë është mbyllur pa gola, kurse edhe në pjesën e dytë ekipi vendas nuk po ia dilte të shënojë. Mirëpo në pjesëlojën e dytë, kryetrajneri I Dritës, Ardian Nuhiu ka bërë dy zëvendësime të qëlluara, duke future në lojë Filonit Shaqirin dhe Betim Haxhimusën dhe ishin pikërisht këta dy lojtarë që shënuan.

Goli I parë ka ardhur në minutën 77. Xhevdet Shabani është shërbyer mirë në anën e djathtë dhe pasi është future në brendi ka harkuar, kurse nga afërsia me saktësi ka qëlluar Filonit Shaqiri, që ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portës mysafire.

Pesë minuta më pas, pas një aksioni me shumë kombinime, ku ,pjesëmarrës ishin disa lojtarë, Betim Haxhimusa me urti ka qëlluar topin, duke qëlluar këndin e poshtëm të majtë të portës së Lirisë.

You Might Also Like