Sportet me dorë

Zhegra demolon Drenicën

Ndonëse ishte mysafire e Drenicës, Klubi i Hendbollit Zhegra ka shënuar fitore të thellë jashtë fushës së vet. Djelmoshat e Agim Shkodrës, që në pjesën e parë kanë avancuar me rezultat 11:19, kurse pas përfundimit të ndeshjes rezultati në semafor tregonte 30:41 për zhegranët.

Djelmoshat nga Zhegra kanë dhënë gjithçka nga vetja në këtë ndeshje, kurse se sa u angazhuan ata më së miri tregon rezultati.

Në ndeshjen e radhës, Zhegra si vendase do t’a zhvillojë derbin lokal me Dritën e Gjilanit, ndeshje që pritet me kërshëri të madhe në Anamoravë.

You Might Also Like