Sportet me dorë

Zhegra – Drita, rezultati ishte i ngushtë

Kryendeshja e Gjilanit, e luajtur këtë të enjte është zhvilluar ndërmjet Zhegrës vendase dhe Dritës, e cila ka përfunduar me rezultat të ngushtë.

Pas një loje shumë interesante, në të cilën fituesi u përcaktua në fund, ka qenë ekipi i Dritës që ka fituar me rezultat 34:35.

Pjesëloja e parë i ka takuar hendbollistëve të Dritës, të cilën ata e përmbyllën me rezultat 18:21, por zhegranët e përmirësuan lojën në pjesën e dytë dhe krejt cka bënë ishte ajo që në fund t’a ngushtojnë rezultatin në vetëm një pikë.

Drita tashti radhitet në pozitën e katërt me 16 pikë të fituara në 11 ndeshje. Ekipi gjilanas ka 8 fitore dhe 3 humbje, me një goldallim 348 : 296.

Zhegra që dukshëm ka përmirësuar lojën pas një starti jo të mirë, tashti radhitet në pozitën e shtatë me 7 pikë të fituara në 11 ndeshje. Ajo ka goldallim 331:404.

Ja tabela:

You Might Also Like