Futboll

Zuzaku: Ky rivalitet duhet të vazhdojë

Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës ia ka dalë që të mposht Gjilanin që ishte vendas. Ai ka thënë se për të ishte një fitore e veçantë, ngase këtë derbi e kishte përjetuar si futbollist, drejtor sportiv e tashti edhe si kryetrajner i Dritës.

“Ky rivalitet duhet të vazhdojë. Kjo fitore është motiv shtesë për ndeshjen e barazhit, na kthen vetëbesimin dhe do të përmirësojmë lojën. Sot luajta me një skemë krejt tjetër, me një mes të përforcuar”, tha Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës.

 

 

 

You Might Also Like