Futboll

Zuzaku: Patëm raste që ta fitojmë ndeshjen

Drita ishte në disavantazh dhe shumë shpejt ia doli të barazojë rezultatin, port kryetrajnerit të ekipit bardh e kaltër, Milaim Zuzaku, i mbeti merak që së paku nuk shënuan edhe njëherë për të korrur fitoren e plotë.

“Kundërshtari shënoi nga një kundërsulm i shpejtë e ne ia dolëm të barazojmë rezultatin. Po e kemi problem deri sa po e shënojmë golin e parë e më pas loja jonë po është më e rrezikshme. Patëm disa raste të mira shënimi, Livoreka ishte i vetmuar me portierin, Fazilu qëlloi shtyllën, nuk shënoi as Rexha e nuk patëm edhe fat”, tha Milami Zuzaku, që shtoi se loja e ekipit të tij po bëhet gjithnjë e më e mirë.

You Might Also Like