Viti

Zv. kryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi qëndroi sot në Viti

Zv. kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka vizituar të marten komunën e Vitisë, me që, rast ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë takimit me zv. kryeministrin Ramiz Kelmendi , ndër tjerash e njoftoj atë mbi zhvillimet e gjithmbarshme të kësaj komune, konkretisht mbi projektet e realizuara, por edhe të atyre që pritën të realizohen. “Patëm nderin që sot ta kemi në vizitë zv. kryeministrin e Kosovës Ramiz Kelmendin, për të biseduar rreth pushtetit lokal, bashkëpunimit ekonomik, sukseset, rezultatet por edhe për vështirësitë dhe sfidat.

Një ndër temat që më së shumti u bisedua në këtë takim ishte zona ekonomike, për të cilën edhe jemi certifikuar me zonën rreth magjistrales Ferizaj-Gjilan që i takon komunës së Vitisë. Po ashtu biseduam edhe për ambientin e biznesit, që komuna e Vitisë është renditur ndër komunat më të mira për performancë në këtë fushë sa i përket krijimit të kushteve të të bërit biznes”, ka thënë Haliti. Ai gjithashtu ka njoftuar se është diskutuar edhe për bujqësinë, si një nga resorët shumi rëndësishëm dhe mundësitë e investimeve në këtë sektor.

“Gjatë këtyre viteve kemi investuar në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, jemi përpjekur të realizojmë projekte të cilat janë në interesin e përgjithshëm dhe atë në të gjitha fushat, duke filluar nga arsimi, infrastruktura rrugore, ujit të pijshëm, kanalizimit, projekteve ambientale, shëndetësorë si dhe shumë të tjera. Natyrisht se të gjitha këto i kemi arritur falë një bashkëpunimi të mirë me partnerët e kësaj komune, por edhe me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shpresoj që ky bashkëpunim i mirë të vazhdoj edhe në të ardhmen me qenë se është në interesin qytetarëve tanë”, u shpreh Haliti. Ndërsa zv.kryeministri Kelmendi pasi ka lavdëruar punën e kryetarit Haliti, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të jetë në funksion të zhvillimit të komunave, e në këtë rast edhe të zhvillimit ekonomik të komunës së Vitisë. Gjithashtu qëllim i kësaj vizite në Viti ka të bëjë me njoftimin sa i përket bizneseve dhe ti njoftojmë ato me politikat qeveritare. Vitia njihet si rajon me kualitet të lartë të tokës bujqësore, andaj edhe përkrahja e sektorit të bujqësisë, luan rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të kësaj komune, ka thënë mes tjerash zv.kryeministri Kelmendi.

Vizita e zv.kryeministrit Ramiz Kelmendi në Viti, është karakterizuar edhe me takime me bizneset, një vizite në Zyrën për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve në Viti, si dhe është vizituar fabrika VINEX në qytetin e Vitisë, me që rast janë njoftuar me prodhimin e materialeve metalike . Aziz Zuka

You Might Also Like