Futboll

Zymberi: Jemi të kënaqur me ardhjet

Skuadra e Dritës dje ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia duke u rikthyer në Kosovë, në prag të edicionit të ri të garave në futbollin kosovar.

Ekipi gjilanas në radhët e saja është përforcuar me disa futbollistë mjaft cilësor: Kastriot Rexha, Astrit Fazliu dhe Almir Ajzeraj, shkruan Gazeta Olle.

Për transferimet dhe rrjedhën e stërvitjeve, si dhe edicionin pranveror për gazetën ka folur drejtori sportiv i kësaj skuadre, Valon Zymberi.

“Ne si ekip gjatë vjeshtës kemi evidentuar problemet që kishim në disa pika të cilat i kemi paraparë të bënim lëvizje në afat kalimtar. Duke ditur se afati i janarit është shumë më i varfër me lojtarë cilësor pasi gjenden nën kontrata, ne si FC Drita jemi të kënaqur me ardhjet që kemi bërë, por edhe nuk ishte e nevojshme që të bënim më shumë duke ditur se kemi një ekip solid tashmë”, tha fillimisht Zymeri.

Ky i fundit, komentoi edhe ecurinë e fazës përgatitore ndërsa zbuloi edhe objektivat e Dritës këtë vit.

“Gjatë fazës përgatitore më gëzon fakti se skuadra është komponuar mjaft mirë, dhe rezultatet ishin në plan të dytë panvarsisht se na gëzojnë, gjithashtu ekipi nuk kishte ndonjë lëndim serioz dhe kjo na bën më të lumtur për startin e edicionit të ri”.

“Ne si staf jemi munduar që të krijonim kushte sa më të mira për punë për trajnerin Nuhiu, dhe gjitha kërkesat që kishte i kemi plotësuar kështuqë besojmë shumë që me potencialin që kemi të arrijmë objektivat që kemi për pozitat e para në tabelë”, përfundoi Zymberi.

Drita, në Antalia zhvilloj tre ndeshje prej të cilave dy i fitoi ndërsa në një luajti baras.

Drita 1:0 Zaglebie Lubin

Drita 1:1 Vorskla

Drita 1:0 Atyrau.

You Might Also Like