OPINION

Zyra për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, cili është rezultati i saj

refik  Shkruan: Refik HASANI

Që nga miratimi i rezolutës dhe fillimi i punës së Zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe formimit të komitetit për bashkëpunim ndërkufitare,  duhet të bëjmë një përmbledhje të mirave që sollën, por edhe të parashtrojmë pyetjen e pashmangshme: Ku mbetën dhe çfarë është rezultati i arritur, çfarë ndihmuan, çfarë efekti patën dhe rezultati nga ato i pritur. Hapja e zyrës ndërlidhëse në Gjilan nuk është dashur të hapet  ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Së pari hapja e një zyrë nuk është kompetencë e një Kuvendi Komunal, apo Kryetari të Komunës. Hapja e zyrës në Prishtinë dhe Gjilan është dashur të bëhet në të njëjtën kohë,  duke u caktuar stafi adekuat dhe infrastruktura ligjore. Koordinatori i dy zyrave do të duhej të jetë në kuadër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës. Në që propozuam hapjen e zyrës dhe miratimin e një rezolute nga Parlamenti i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Zyra ndërlidhëse në Prishtinë është dashur të filloi së punuari e jo e kundërta, sepse Prishtina është kryeqytet dhe mbi të gjitha si rajon kufizohen me Medvegjë dhe ka shumë të vendosur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Pas zyrës në Prishtinë ose në të njëjtën kohë është dashur të hapet zyra ndërlidhëse në Gjilan, sepse është qendër e Anamoravës dhe kufizohet me Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ka shumë të vendosur, dhe se do të ndërlidhë punët në terren me kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve pas vitit 1999 Koordinatori që do të udhëhiqte do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë, Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri, Presidencë, Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë, por edhe me Tiranën zyrtare, Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare.

Dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye,  por edhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen. Propozimi ishte që Koordinatori do të duhej të jetë person kredibill. Ne, edhe në cilësinë e këshilltarit komunal, që kemi iniciuar edhe komitetin për bashkëpunim ndërkufitare të Gjilanit me Preshevë-Bujanoc-Kumanovë dhe Likovë. Prishtina zyrtare në vend që të ngre mbështetjen përmes rezoluta dhe Zyrja për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë është duke e ulur rolin, rëndësinë dhe mbështetjen ku një Komunë brengoset për një Krahinë gjegjësisht për tri Komuna. Komuna e Gjilanit është dashur që komitetin për bashkëpunim ndërkufitar ta funksionalizoj dhe të paraqes projekte në interes të trekëndëshit kufitar në investim e partneriteti në projekte të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar që ndahen nga programe e grande të IPA I dhe IPA II të BE-së. Nuk është ndihmuar kështu as me Rezolutën, Zyrën dhe Komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të tri instancave prej letre fare nga Prishtina zyrtare e aq më pak nga Tirana zyrtare. Kur këto dy qendra nuk ndihmojnë si mund të ndërroj qasja e të tjerëve ndaj kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

You Might Also Like