Gjilan

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Guda me rastin e ndarjes nga jeta të ekonomistit, Bekim Guda​

 

Gjilan, 5 dhjetor 2020 – Me nandrolone decanoate effect rastin e ndarjes nga jeta të Bekim Gudës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Guda. Në telegram thuhet:

 

“E dashura familje Guda,

 

Me trishtim e mora lajmin e ndarjen e papritur nga jeta të Bekimit, shokut tim të fëmijërisë.

 

E kam të zorshme ta pranoj se Beka nuk do të jetë më në mesin tonë.

 

Ai ka qenë njeri për lakmi në çdo aspekt. Humanist i madh, i ndjeshëm e shok përnjëmend. Pa e harruar, ekonomist i jashtëzakonshëm.

 

Familje e dashur Guda, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime edhe shokëve të gjeneratës, miqve e farefisit.

 

Lamtutmirë, dost!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like