OPINION

Vetëm vlerësimi real dhe masat adekuate na nxjerrin nga kjo situatë

Ismajl Kurteshi, deputet

Është dështimi ai që ta mëson kuptimin e duhur të suksesit.

Të gjithë ata që e kanë përcjell situatën politike në dy dekadat e fundit i ka vërejtur dështimet e njëpasnjëshme të Kosovës në relacion me Serbinë.

Duke filluar nga decentralizimi në baza etnike (në Kosovën e shpallur multietnike, ku 92% e qytetarëve janë shqiptar), shumicën e dyfishtë të votës në Kuvendin e Kosovës, formimin e komunave me shumicë serbe, të cilave u janë dhënë kompetenca shtesë.

Dialogu për asociacionin e komunave me shumicë serbe që çon drejt realizimit të projektit serb për ndarjen e Kosovës, që kohëve të fundit po na prezantohet si korrigjim i kufirit.

Këto dhe marrëveshje të tjera e kanë mundësuar ndërhyrjen e Serbisë në rregullimin e brendshëm të Kosovës dhe pengimin e saj në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Në këtë situatë është detyrë e institucioneve të Kosovës e para së gjithash e Kuvendit që me gjakftohësi t’i analizoj efektet e marrëveshjeve me Serbinë nga e cila do të nxjerrim përfundime që do të na ndihmojnë ta nxjerrim vendin nga kjo situatë e rënd.

Bazuar në situatën dhe informatat, që po qarkullojnë por edhe rezultatet e bisedimeve, del se segmentet që po merren me politik të jashtme: Presidenti i Vendit, Ministri për Punë të Jashtme, Ministrja e Integrimeve Evropiane dhe Krye parlamentari e kanë privatizuar politikën e jashtme të vendit, të njëjtit zhvillojnë aktivitete të pakoordinuara, nuk i raportojnë askujt për rezultatet e takimeve të tyre apor nuk e ndien veten përgjegjës për pasojat që i pëson vendi.

Se të njëjtit sillen në mënyrë të pa përgjegjshme dëshmojnë edhe faktet në vijim: Ministri i Punëve të jashtme në vazhdimësi po refuzon të raportoj në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme, Komisionin e Integrimeve Evropiane e s ‘fundi edhe në Kuvendin e Kosovës.

Kurse presidenti i vendit i ka dhënë vetës të drejt që krye në vete, pa aprovimin e Kuvendit, ta hap çështjen e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Derisa Kryeministri në këtë situatë shumë serioze për vendin është dorëhequr nga angazhimi në politikën e jashtme për kundër faktit që ky është obligim kushtetues i Kryeministrit.

Nga ajo që u konstatua del se që nga viti 2006 Serbia ka dal fituese në tavolinën e bisedimeve.

Nëse pajtohemi se me strategjinë e gjertanishme (nëse kemi pas strategji), me punën që e kemi bërë dhe me këta përfaqësues në politikën e jashtme jemi palë humbëse, e kjo dëshmohet me faktorizimin e Serbisë brenda Kosovës, me dështimin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si UNESCO, INTERPOL, dështimin e liberalizimit të vizave etj. Por dështime ka edhe në fushat tjera si që është arsimi, pasi që diplomat e universiteteve tona nuk njihen as në Luginën e Preshevës si rezultat i politikës tonë të dobët që po e udhëheqim karshi Serbisë.

Për ta ndryshuar këtë gjendje nuk mjafton vetën të konstatojmë por duhet edhe të propozojmë masa si nw vijim:

Ne duhet ta ndryshojmë strategjinë, ta institucionalizojmë politikën tonë të jashtme, ta shumëfishojmë angazhimin dhe t’i ndërrojmë përfaqësuesit që konstatohet se kanë dështuar në politik të jashtme.

Pasi ta kemi analizuar situatën, ta hartojmë një strategji që do të na nxjerr fitimtar karshi Serbisë. Ta rrisim vëllimin dhe kualitetin e punës dhe ta zgjedhim ekipin më të mirë që e kemi. Kurse nga bartësit e politikës së jashtme të kërkojmë tw koordinohen mes veti dhe të raportojnë për punën e tyre në institucionet relevante.

Ky Kuvend po ashtu duhet të vendos nëse ja vlen të zhvillohet dialogu me Serbin derisa Serbia nuk heqë dorë nga politika armiqësor që po e udhëheq kundër Republikës së Kosovës.

Serbisë mund t’i rrimë karshi vetëm nëse me gjakftohësi e pa anime partiake e analizojmë situatën dhe pajtohemi për masat që duhet t’i marrim.

Ne duhet të konstatojmë se vendimi i Qeverisë për vendosjen e taksave për prodhimet e Serbisë është i drejt edhe pse është i vonuar, si që ishte i drejt Ligji për Ushtrinë i cili duhet sa më shpejt të vjen në leximin e dytë.

Por duhet të pajtohemi edhe për dështimet në politikën e jashtme dhe të propozojmë masa që e nxjerrin vendin nga kjo situatë.

Në këtë situatë, për hir të interesave të vendit, duhet të analizohen të gjitha opsionet, duke mos e përjashtuar edhe rezolutën e propozuar nga opozita.

Ismajl Kurteshi, nëntor 2018

You Might Also Like